21,12,2024

Qeveria s’e merr seriozisht mbylljen e lojërave të fatit, ato po funksionojnë pa asnjë problem

Must Read

Dy vrasje që tronditën Kosovën nëpër kazino, detyruan institucionet të marrin masa për mbylljen e lojërave të fatit.

Kësisoj në Kuvendin e Kosovës u mor vendim që të shfuqizohet ligji paraprak për lojërat e fatit, dhe të hartohet një Ligj i ri në bazë të të cilit do të bëhej mbyllja e tyre për një periudhë gati 10 vjeçare, shkruan lajmi.net.

I njëjti u votua në dy lexime në Kuvend. Mirëpo, ATK-ja që është institucioni përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi të Qeverisë nuk po di si të veprojë aktualisht, kjo për shkakun se Administrata Tatimore e Kosovës nuk e ka marrë ende dokumentin zyrtar nga Qeveria e Kosovës.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë ATK-ja përmes një përgjigje për lajmi.net.

“Administrata Tatimore e Kosovës ende nuk ka marr dokumentin zyrtar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, momentin që do ta pranojmë ne do të veprojmë konform atij vendimi”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Lajmi.net e ka pyetur ATK-në edhe për lojërat online të basteve, dhe se a parashihet ndonjë plan për mbylljen e tyre, mirëpo nuk ka marrë ndonjë përgjigje në lidhje me këtë.

Ndërkohë nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për lajmi.net se sipas Ligjit të ri, parashihet edhe mbyllja e lojërave online.

Neglizhent në lidhje me këtë çështje u tregua edhe Kuvendi i Kosovës.

Këta të fundit nuk e kanë dërguar ende Ligjin e Ri për dekretim te presidenti. Kjo u konfirmua dje për lajmi.net nga zyra për informim e Presidencës.

Megjithatë, deri në hartimin e një plani veprimi të Qeverisë së Kosovës, bastet online po vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë të rregullt.

Lajmi.net kishte raportuar edhe më herët për këtë çështje. 


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img