19,07,2025

Qeveria rrezikon edhe me një padi ndërkombëtare

Must Read

Qeveria e Kosovës rrezikon të paditet në gjykata ndërkombëtare. Kjo për shkak të bllokimit të qasjes së tri kompanive në guroret e tyre, pasi që mbi rrugën që e ndërtuan u ndërtua autostrada “Arbën Xhaferi”.

Të dëshpëruar me qasjen e deritashme të institucioneve si qendrore dhe ato komunale, drejtuesit e kompanive thonë se një numër i madh i punëtorëve rrezikojnë të bëhen raste sociale nëse vazhdon bllokada e tillë, raporton KTV.

Dy nga tre pronarët e kompanive të bllokuara thonë t’u kenë ofruar disa alternativa institucioneve për zgjidhjen e kësaj bllokade, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë efekt.

Sipas tyre, ka munguar edhe gatishmëria e dy komunave Lipjan dhe Gracanicë që t’u dalin në ndihmë kompanive, nga të cilat edhe përfitojnë fonde përmes tatimeve të ndryshme.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës i kanë thënë KTV-së se janë duke u angazhuar në gjetjen e një zgjidhjeje për kompanitë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohet një 14 vjeçar, i konfiskohet një armë zjarri dhe një sprej

Ferizaj, 19 korrik 2025 Më datë 19.07.2025, rreth orës 00:10, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img