25,10,2024

Qeveria nuk tregon pse pezulloi OJQ-në me të cilën bashkëpunoi

Must Read

qeveria

Gjashtë vjet radhazi organizata joqeveritare me orientim islam Asociacioni për Arsim, Kulturë dhe Edukim (AKEA) ka organizuar Panairin e Librit në Komunën e Prizrenit, duke siguruar përkrahje financiare edhe nga Ministria e Kulturës.

Qëkur është themeluar, në vitin 2004, ka zhvilluar lloj-lloj aktivitetesh edukativo-arsimore edhe me Ministrinë e Arsimit, atë të Ambientit, e po ashtu ka pasur bashkëpunim me disa komuna, prej të cilave ka marrë edhe mirënjohje, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, prej vitit 2014 ky bashkëpunim dhe këto aktivitete i janë ndërprerë nga Ministria e Administratës Publike (MAP), pasi AKEA-s i është pezulluar veprimtaria bashkë me 15 OJQ të tjera, në respektim të, siç është thënë, “kërkesës nga organet e sigurisë”.

Në vendim, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, nuk jepet asnjë arsyetim tjetër. Mirëpo, përmes një komunikate që është dërguar në nëntor të vitit të kaluar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), menjëherë pas sulmeve terroriste në Paris, është thënë se pezullimi po bëhet nën dyshimin se OJQ-të po e mbështesin ekstremizmin fetar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Është mbajtur turneu memorial në hendboll “Ahmet Petrova”

Sot, në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, u mbajt Turneu Memorial në Hendboll "Ahmet Petrova", i organizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img