22,12,2024

Qeveria miraton shtyrjen e afatit për faljen e borxheve publike  

Must Read
Qeveria e Kosoves

 

Sipas këtij vendimi të gjithë ata që kanë borxhe publike do të kenë kohë që ato ti paguajnë deri 15 prill 2017.

Ekzekutivi në mbledhjen e sotme po ashtu ka miratuar edhe projekt rregulloren për përfaqësim të Kosovës në strukturat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Zëvendësministri i Integrimeve Europiane, Ramadan Ilazi duke arsyetuar këtë projekt ka thënë se kjo projekt-rregullore përcakton funksionimin, përfaqësimin, detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve të Qeverisë së Republikës të Kosovës në kuadër të strukturave të Stabilizim-Asociimit.

”Grupet e Veçanta të Stabilizim-Asociimit, respektivisht Grupi i Veçantë për Reformën e Administratës Publike dhe Grupi i Veçantë për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

”Këto struktura institucionale kërkohen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian i përcjellur me Vendimin e Këshillit (BE) 2016/342 i 12 Shkurtit 2016 për arritjen, në emër të Bashkimit, të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Komunitetin Europian të Energjisë Atomike, nga njëra anë, dhe Kosovës, nga ana tjetër”.

”Strukturat e Stabilizim Asociimit do të janë mekanizma institucional që do të shërbejnë për koordinimin, mbikëqyrjen, vlerësimin dhe raportimin e përmbushjes së detyrimeve dhe obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ka thënë Ilazi.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img