19,11,2024

Qeveria i hap rrugë tërheqjes së 10 përqind nga Trusti, por pa kompensim

Must Read

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj i ka hapur rrugë zbatimit të pakos për rimëkëmbje ekonomike, e po ashtu edhe tërheqjes së 10 përqind të mjeteve të Trustit për 4 muaj pa tatim.

Megjithatë, kjo qeveri nuk ka paraparë që të rimburësojë këto mjete.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se elementet kryesore të këtij projektligji janëparaparë që Fondi Kosovar për Garanci Kreditore të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës deri në 80%, tërheqja e 10 për qind të kursimeve pensionale, aplikimi i normës së reduktuar të TVSH-së në 8% edhe për furnizimet e hoteleve, restoranteve dhe shërbimet e ushqimit, lejimi që mjetet e AKP-së të mund të përdoren për të gjitha kategoritë e shpenzimeve me qëllim të realizimit të rimëkëmbjes ekonomike, shtyrja e afatit të pagesës së tatimeve deri në dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe për mospagesën e deklaratës tatimore të ndikuar për shkak të pandemisë për vitin 2020 dhe 2021 të mos shqiptohet ndonjë ndëshkim.
“Elementet kryesore të këtij projektligji janë si në vijim: me anë të plotësim ndryshimit për ne kemi autorizuar Fondin Kosovar për Garanci Kreditore që të plasojë skema dhe dritare për produkte të reja duke rritë përqindjen e mbulesës deri në 80 përqind. Të lëshoj garanci kreditore edhe për fermerët e pa regjistruar në ARBK. Po ashtu në rast nevoje Qeveria e Kosovës autorizohet të mbuloj tarifat për shërbimet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore ndaj institucioneve financiare. Gjithashtu autorizohet Fonadi Pensional i Kosovës dhe fondet tjera pensionale që brenda katër muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji t’i mundësojë qytetarëve që t’i tërheqin 10 përqind të kursimeve të tyre pensionale. Kjo tërheqje do të lirohet nga obligimet tatimore, në funksion të saj është ndryshuar edhe ligji për tatimin në të ardhurat personale”, tha Bajrami.
Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë ministrja Bajrami theksoi se sa i përket rimbursimit të mjeteve, qeveria e Kosovës ka vendosur që mos t’i tatimojë, kështu që nuk do të ketë kompensim.
“Në emër të kompensimit ne kemi ndryshuar edhe ligjin, kemi ndryshuar ligjin për të ardhurat personale, pra 10 përqindëshi do të merret bruto. E kemi analizuar edhe mënyrën kompensimit, por ka qenë e pamundur për shkak të shumave të ndryshme të cilat i kanë qytetarët… Pra, nuk do të rimburësohen, e as nuk do të tatohen”, theksoi ajo.
Kryeministri Hoti ka kërkuar nga Kuvendi që të miratojë këtë projektligj që ka të bëjë për rimëkëmbje ekonomike dhe të votohet edhe rishikimi i buxhetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img