28,04,2024

Qeveria e vendit do të angazhohet me përgjegjësi në obligimet dhe projektet e Komunave

Must Read

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria nacionale duhet të marrë më me përgjegjësi dhe me një angazhim më të madh obligimet, që kjo komunë, por edhe të gjitha komunat tjera kanë, problemet me të cilat ballafaqohen, të zgjidhen sa më shpejtë dhe kështu të ecet përpara.

 Kryeministri Haradinaj tha se nga kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti u njoftua për investimet që do t’i nevojiteshin shumë kësaj komune, siç janë, përmirësimi në infrastrukturë, si rrugore, sportive, atë të ujërave të zeza dhe u zotua që këto çështje të përcillen me vëmendje, përmes koordinatorit nacional, Besnik Tahiri, që përveç reformës në administratë, ka marrë përsipër edhe komunikimin me komunat.

 Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se me kryeministrin u bisedua për proceset me të cilat menaxhon dhe administron kjo komunë, për projektet kapitale dhe për problemet të tjera me të cilat ballafaqohet ajo.

 Pas këtij takimi, kryeministri Haradinaj vizitoi edhe stadiumin e qytetit dhe qendrën sportive dhe arsimore, rreth rrotullimin Lipjan – Janjevë si dhe qytezën e Janjevës, ku u takua me banorët e saj, me të cilët diskutoi për shumë çështje me të cilat ballafaqohen ata, por edhe vizitoi objektet fetare të këtij vendi.

 Vizita e Kryeministrit Ramush Haradinaj në Komunën e Lipjanit, po bëhet në kuadër të vizitave të planifikuara, me qëllim të vendosjes së një bashkëpunimi më të mirë me nivelit qëndror dhe atij lokal, me qëllimin e vetëm, zhvillimin ekonomik të Komunave. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img