23,12,2024

Qeveria e hapur të bisedojë edhe me Listën Serbe

Must Read
mustafa /simiq

Ndonëse kryesia e Kuvendit sot vendosi për seancën e radhës e cila pritet të mbahet më 22 shtator, si pikë e rendit të ditës nuk do të jetë çështja e Demarkacionit.

Pavarësisht kësaj, zyrtarët qeveritarë insistojnë se ratifikimi i tij nuk do të vonohet, raporton lajmi.net.

Këshilltari për media i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, një  prononcim për lajmi.net bën të ditur se riprocedimi i marrëveshjes do të bëhet pa prolongime të justifikueshme.

“Në këtë fazë të zhvillimeve nuk mund ta themi me saktësi, sidomos jo në cilën ditë, do të ndodhë riprocedimi, por ajo që mund të themi pa hezitueshëm është se për shumë arsye riprocedimi i demarkacionit nuk do të vonohet. Kjo do të ndodhë pa prolongime të pajustifikueshme“, ka sqaruar Abullahu.

Ndërkohë, shefi i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka deklaruar se ende nuk janë ftuar nga kryeministri Isa Mustafa për të biseduar rreth çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. I njëjti ka mohuar se kanë vënë kushte ndaj Qeverisë për Demarkacionin.

Për këtë, Abdullahu shpjegon se ata vazhdojnë të jenë të hapur dhe kooperativ ndaj të gjitha subjekteve politike, në mënyrë që siç tha ai,  të kuptohet drejtë se kalimi i demarkacionit është në interesin nacional të Kosovës.

“Ne vazhdojmë të jemi jo vetëm të hapur por edhe kooperativ me të gjithë dhe atë pandalshëm. Do të bëjmë përpjekje që të takohemi me sa më shumë subjekte të interesuar.  Me grupet parlamentare, me deputetë, me qytetarët, me të gjithë faktorët relevant me qëllim që t’i shtjerim të gjitha mundësitë me të vetmin qëllim që të kuptohet drejtë se kalimi i demarkacionit është në interesin nacional të Kosovës dhe në interesin e një jete më kualitative të qytetarëve të Kosovës“, tha ai për lajmi.net.

Ratifikimi i Demarkacionit me shtetin malazez dështoi në seancën e 1 shtatorit. Shkak i kësaj u bë mospjesëmarrja e Listës Serbe në Kuvend./Lajmi.net

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img