26,11,2025

Qeveria Aliu – me moshën më të re në historinë politike të qeverisjes me Komunën e Ferizajt

Must Read

Ferizaj.28.08.2018. Pushteti lokal në Ferizaj ka konsoliduar qeverisjen e re pas zgjedhjeve lokale 2017, duke i besuar përgjegjësitë shtetërore kryesisht moshës së re, me energji dhe dije profesionale të dëshmuara në fushat ku kanë vepruar deri më tani. Këtë përfundim e nxjerr edhe një hulumtim, përkatësisht llogaritje e moshës mesatare të drejtorëve të drejtorive komunale dhe stafit të afërt të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu.

Referuar datëlindjeve të drejtorëve komunal dhe stafit në kabinetin e Kryetarit Agim Aliu, mosha mesatare e drejtorëve të drejtorive komunale është 36 vjeçe.
Ky tregues është pozitiv për inkurajimin e të rinjve në vendimmarrjen politike, njëkohësisht dëshmi e pohimit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu se qeverisja e tij do të vendos bashkë me të rinjtë dhe se administrata komunale do të njoh ritëm tjetër të punës dhe energjisë së shtuar në realizimin e objektivave qeverisëse.

Ferizaj, në gjithë historinë e tij të qeverisjes lokale nuk ka pasur një moshë kaq të re të saj dhe ky fakt dëshmohet në të gjitha qeverisjes e pasluftës.

Investimi në vendimmarrjen politike nga mosha e re dhe promovimi i modeleve të reja të politikbërësve është atribut i administratës Aliu, rezultatet e së cilës dëshmohen me përkushtimin e përditshëm të qeverisjes lokale në sendërtimin e programit qeverisës dhe realizimin e kërkesave qytetare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img