02,05,2024

Qendra e Kompetencës në Ferizaj, shembull i arsimit profesional me përfshirjen në projektet ndërkombëtare

Must Read

V2V është projekt I financuar direct nga Komisioni Europian.
Shkolla Qendra e Kompetencës u zgjodh si njëra ndër 9 shkollat profesionale të përfshira në këtë projekt.
Falë V2V, pesë shkolla profesionale evropiane do të binjakëzojnë shkollat ballkanike për t’i shoqëruar ato në 36 muajt e ardhshëm në një rrugë të modernizimit të sistemeve të trajnimit dhe zhvillimit të strategjive të ndërkombëtarizimit.


Përgjatë këtij projekti QK-FERIZAJ do mund të vazhdoj bashkëpunimin me shkollën finlandeze SEDU, bashkëpunim ky I cili do finalizohet me binjakëzimin.
Në dy muajt e fundit në kuadër të këtij projekti janë mbajtur disa takime me shkollat e përfshira në projekt duke eksploruar kështu sistemet arsimore të shteteve përkatëse. Shtetet si Italia, Finlanda, Sllovenia, Kroacia dhe Holanda janë pesë institucione profesionale evropiane të cilat do të mbështesin veprimet trajnuese në shkollat e përzgjedhura në Mal të Zi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë.

Qendra e Kompetencës në Ferizaj, po bëhet shembull i arsimit profesional në Kosovë me përfshirjen në projektet ndërkombëtare dhe profesionalizmin e nxënësve të saj në tregun e punës!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img