14,09,2025

Qëllohet me vezë e barna ministri i Shëndetësisë

Must Read

Ata e pritën Beqajn në hyrje të Ministrisë me banderola në të cilën shkruhej “Suksese në jetë”, “Beqaj nuk kalon” dhe nisën t’i qëllonin dhe ta thërrisnin “hajdut”.

Protesta e të rinjve vjen pas shfaqjes së një përgjimi audio të një zyrtari të Shëndetësisë në Tropojë, i cili ishte pushuar nga puna nga Ilir Beqaj vetëm se nuk kishte shkuar në një mbledhje të partisë.

Ilir Beqaj është qëlluar edhe herë të tjera me vezë pranë ministrisë nga të rinj që e kanë akuzuar si hajdut të parave publike me anë të koncesioneve prej qindra miliona eurosh, shkruan gazeta Shekulli.

Të enjten, një tjetër ministër i qeverisë Rama u bë pre e një sulmi. Një studente, anëtare e lëvizjes “Për universitetin”, i hodhi një shishe me salcë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, në shenjë proteste për dënim që u ka shkaktuar të rinjve me reformën në arsim.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img