27,07,2024

Qebapi, simbol i njohur i Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Must Read

Me qëllim të promovimit të Çarshisë si një vend ku ndërthuren kulturat e ndryshme, bizneset dhe zanatet tradicionale bashkë me arkitekturën e pasur, ndërmerren nisma të ndryshme të cilat synojnë promovimin e vlerës dhe bukurisë së saj.

I tillë është edhe manifestimi i cili u mbajt sot me theks të veçantë te qebapi, për çka dhe motoja e eventit ishte “ Qebapi –margaritari i Çarshisë për bashkëjetesë”, ndërkohë që pjesëmarrësit e identifikuan si njërin nga arsyet kryesore të ardhjes së tyre në Çarshi.

Sipas organizatorëve, komuna Çair, Oda Maqedonase-Bullgare e Tregtisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Shoqata “Esnafi”, të mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, ngjarja synon të promovojë bashkëjetesën kulturore dhe multi-etnike.

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi tha se dikasteri të cilin e drejton në mënyrë të vazhdueshme përkrah zejtarët në këtë pjesë të qytetit. Ai ka shtuar se këtë vit janë ndarë përmes subvencioneve 1.600 000 denarë (26.000 euro) duke rikujtuar projektin i cili ka të bëjë me rinovimin e vitrinave të dyqaneve.

“Çarshia si një trashëgimi e vjetër kulturore ka zënë vendin e duhur, por në të njëjtën kohë nuk duhen shikuar benefitet, por edhe detyrimet. Ne si nostalgjikët e Çarshisë së Vjetër duam që tu mbetet gjeneratave të ardhshme”, tha Zore Temellkovski, president i Odës Maqedonase-Bullgare të Tregtisë.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve i cili theksoi se në Kosovë ka një numër të madh të komunave që punojnë për të mbrojtur traditat e Çarshisë.

“Ne si afaristë dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin në forma të ndryshme, por nuk duhet harruar se pikërisht në këtë vend edhe baballarët tanë kanë bërë biznes. Atëherë nuk kishte automjete dhe nuk kishte problem me parkimin prandaj për Çarshinë duhet të investohet në të”, tha Shahini.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img