28,03,2024

Qazim Rrahmani jep dorëheqje nga PAI

Must Read

Përmes një komunikate për medie Qazim Rrahmani ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga  subjekti politik Partia Ashkanlive për Integrim – PAI.

Rrahmani përmes këtij njoftimi ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PAI-së dega në Ferizaj, Sekretarit të përgjithshëm  të PAI -së në nivel qendrorë dhe nga të gjitha angazhimet në këtë subjekt politik,

Dorëheqjen e dhe arsyetimin e  plotë të Qazim Rrahmanit nga PAI mund ta lexoni në vazhdim:

Nga: Qazim Rahmani    Kryetar i PAI-së  Dega  Ferizaj

            Sekretar i përgjithshëm i PAI-së nivel Qendror

Për: z. Etem Arifi , Kryetarin e PAI-së

Cc:    Këshillin e përgjithshëm dhe Kryesinë e PAI-së.

Këshillin Qendror Zgjedhor,  KQZ-në.

Media elektronike dhe të Shkruara.

Qytetarëve të Komunitetit Ashkanli.

Data: 15.08.2022   Ora 13:00  h.

Subjekti:  Dorëheqje nga subjekti politik PAI .

Të nderuar dhe respektuar , Shok, Aktivistë, simpatizantë, anëtarë të PAI-së dhe ju gjithë bashkëpunëtorë , respektivisht  qytetar Ashkanli ku do që jeni.

Prej   një periudhe disa  vjeçare, ju bashkova PAI-së me vullnet dhe qellim që të kontribuoj dhe angazhohem në të mirë të qytetarëve Ashkanli, në Kosovë dhe Diasporë.

Me ndihmën e gjithë shokëve dhe aktivistëve arritëm të fitojmë zgjedhjet ,dhe parlamentare, dhe i falënderoj gjithë ata që ndihmuan këtë proces dhe këtë rrugëtim, qe Ashkanlit të kenë një qasje ndryshe një jetë ndryshe dhe më e rëndësishmja e saj, qëllimi i punës tonë ishte Bashkimi Kombëtar dhe kthesa e imazhit bashkimit dhe vullnetit  të viteve të pas luftës për popullin Ashkanli kur gjithë kemi qenë ,, një për krejt, e krejt për një,,

Unë Qazim Rahmani nuk kam pas qellim pozitat dhe karrigen, por atë më kanë besuar dhe më kanë votuar populli im i dashur, I respektoj dhe falënderoj përjetë.

Në kohën e fundit PAI-së , ju ka ndryshuar qëllimi, vizioni, koncepti politik, dhe programi i saj, dhe është krijuar një frymë anti-demokratike, staliniste, komuniste dhe krejt përfitime personale dhe fund shumë rrezikshme për popullin tim në të ardhmen.

Në atë parti ku ekziston këto koncepte dhe mendime, që e dëmtoj popullin tim, unë e kam obligim moral , kombëtar dhe njerëzor  të mos qëndroj.

Unë Qazim Rrahmani i pikëlluar  dhe i dëshpëruar JAP DORËHEQJE nga PAI-ja për arsyet:

–          PAI-ja ka ndryshuar qëllimi, vizioni, koncepti politik, dhe programin e saj, dhe është krijuar një frymë anti-demokratike, staliniste, komuniste dhe krejt përfitime personale dhe fund shumë rrezikshme për popullin tim. E që këto e ka krijuar Kryetari i saj Etem Arifi.

–          PAI-së ju ka vjedhur buxheti i partisë si me qenë kulet tij, dhe jo para të partisë, nga viti 2019 gjithmonë ka pas humbje buxhetit ku askush nuk e din ku janë harxhuar, raporte falce dhe të klanizuar që votohen Pro, për të mbuluar shpenzimet personale ose hajnit personale.
–          Në PAI  kohën e fundit shtypen njerëzit e dijës e të penës ata që din munden me zhvilluar dhe përparuar popullin Ashkanli, Anashkalohen pa asnjë arsye, nga aktiviteti , vetëm që mos të rrezikohet karriqa e tij.

–          Në PAI  kohën e fundit ka humbur uniteti dhe bashkëpunimi, shkelen vendimet e KQZ-së, për mbajtjen e Kuvendit partisë, dhe tani PAI është drejt pezullimit si subjekt nga KQZ-ja.

–          Në PAI punësohen dhe premtohen për punësim familjarët dhe rrethi i Etem Arifit dhe Deputetit Bekim Arifi, për atë nuk është me rëndësi popullata dhe njerëzit që e përkrahin por interesat familjare, personale dhe rrethit tij.

–          Në PAI inponohen gjërat dhe pa dashje, si në kohën e xhaxhit ENVER, panvarishtë që dëmtohen shumica ose njerzit, por PAI me rëndësi janë individët.

–          Në PAI janë sjellë njerëz pa përvojë politike, pa ndikim në qytetar dhe të pa arsimuar vetëm që plotësohen kërkesat dhe ambiciet e tyre .

–          Dhe arsyeja më e madhe që më shtyri të largohem nga PAI-ja në veçanti janë dy arsye kombëtare dhe reale.

Etem Arifi po e pengoi bashkimin kombëtar të Ashkanlive, dhe nuk ka dhënë mundësi njerëzit e dijës, penës, dhe dëshirës të të gjitha degëve për të ndryshuar Kryetarin e     PAI-së, ai veproj me një mini grup që nuk lëshon prej procesit demokratike, me qellim për të dëmtuar popullin, e për të rahatuar vetën dhe rrethin e tij.

Unë Qazim Rahmani kërkoj nga gjithë Ashkanlit, nga të gjithë bashkëpunëtorët dhe Aktivistët e PAI-së nëse kanë veç pak ndjenja kombëtare dhe dojnë këtë popull mos të përkrahin INDIVIDIN por në të rreshtohen në vullnetin e popullit, me kampanjën nga sot, Bashkim, Zhvillim , Edukim , për Ashkali dhe deri në zgjedhjet e ardhshme  të bashkohemi të gjithë që  të fiton dhe të bashkohet  populli Ashkanli dhe jo individi.

Me respekt: Qazim Rahmani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img