02,05,2024

Qalaj: Policia e Kosovës edhe këtë vit do të bëjë përpjekje për t’u anëtarësuar në Interpol

Must Read

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë me dije se janë marrë një serë masash për parandalimin e vjedhjeve dhe plaçkitjeve.

Ai ka thënë se policia është duke identifikuar kryerësit e këtyre veprave penale dhe së shpejti do t’i sjellë para drejtësisë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Qalaj ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit është objektivi kryesori i policisë.

Sipas tij, luftimi i krimit dhe korrupsionit duhet të bëhet për të ardhmen e vendit dhe jo për shkak të liberalizimit të vizave dhe integrimeve evropiane.

Qalaj ka kërkuar ndihmën e institucioneve që Policia e Kosovës të bëhet sa më shpejt me sigurim shëndetësor dhe sigurim jetësor.

Ai ka bërë me dije se Policia e Kosovës edhe këtë vit do të bëjë përpjekje për t’u anëtarësuar në Interpol.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img