07,05,2024

Pushtimi serbë, i Medvegjës.

Must Read

Sipas statistikave  të  Serbisë,  nën   Serbi, pra edhe  në  Luginën e Preshevës  që ndodhet  ende  nën  okupimin e Serbisë,  jetonin në vitin 1991,  74.303 Shqiptarë, derisa në vitin 2002, jetonin 61.647 Shqiptarë, ndërsa  në vitin 2011, jetonin  5.809 Shqiptarë!

Derisa askush pos  shovinistët  serbë, nuk  pajtohen me këto  shifra, pasi janë  shifra  qëllimisht të orkestruara, për  spastrim etnik të  Shqiptarëve. Derisa në  vitin 1991, Shqiptarë  llogariteshin në mbi 120.000  në  Luginë  të Preshevës. Ndërsa   regjistrimi i vitit 2011, ishte  bojkotuar plotësisht.

Lugina e  Preshevës, përpara se të  pushtohej  nga  Mbretëria e Serbisë, ishte   territor i pushtuar   si gjithë  territori i Gadishullit Ilirik( Ballkanik), nga Perandoria Osmane. Me lindjen  e shteteve   ballkanike,   në këtë  rast edhe  me  lindjen e  shtetit të Serbisë, i’u kanos  rreziku Trojeve  Shqiptare. Njëjtë  ndodhi edhe  me  Luginën e  Preshevës.

Mbretëria e Serbisë, nga pasivitet  1867, filloi të rrezikonte  trojet  Shqiptare  të   Sanxhakut të  Nishit, e  më gjerë.

Mbretëria serbe,   lidhi   marrëveshje  me  Mbretërinë  Greke,  më 26 korrik 1867,  i njohur si Traktati i Vëslaut, kundër  Perandorisë Osmane të  luftonin, derisa  Trojet  tona  mbaheshin të okupuara  nga  kjo perandori. Kjo marrëveshje  parashihte  edhe  cenimin  e  integritetit  të  Trojeve  Shqiptare, ku Serbia  kërkonte  të  merrte  të  ashtuquajturën  “Serbi e  vjetër” ( ku  e përfshinin edhe  tërë  territorin  e Luginës së Preshevës,  por edhe  Kosovën  dhe  Iliridën-Maqedoninë). Në shkurt  1868,  nënshkruan edhe Konventën  Ushtarake.

Mbretëria Serbe,  më 13 dhjetor 1877 dhe  5 shkurt 1878, të  mbështetura nga  Rusia, si udhëheqëse Pansllavike, e që  nga 3 marsi 1878 i’u  bashku edhe  Mali i zi, derisa  Rusia në  Transkaukaz si dhe  në  Ballkan luftonte  kundër  Perandorisë  Osmane, njihet   si fillimi i Rrezikut  për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën. Forcat  serbe,  morën  territoret  Shqiptare të Sanxhakut të Nishit, e deri në  Vranjë.

Edhe pse  Austro-Hungaria  me Rusinë  kishte  bë  një  marrëveshje të  fshehtë, për  ndarjen e   zonave  të  influencës  në  Ballkan, më  8  korrik  1876, ( Marrëveshja e Reichstadt). Këtu  trajtohej për herë të parë  çështja  Shqiptare, Rusia  tërësisht  mohonte   qenësinë  Shqiptare,  derisa  Austro-Hungaria plotësisht  kundërshtonte  këtë. Kjo  marrëveshje  është  plotësua edhe  me  Marrëveshjen  sekrete   të  Budapestit, e që po ashtu ishte  plotësuar  më pas  edhe  me  një  marrëveshje tjetër

shtesë të  18 mars 1877, ku theksohej që  Austro-Hungaria  do duhej të   qëndronte  neutrale në  luftën  Ruso-Turke, kurse shpërblim  do mund ta  merrte  Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa  Sanxhaku i Novi Pazarit do të  rregullohej  me një  marrëveshje të  veçantë. Në këtë  rast Austro-Hungaria, garantonte që s’do  cenonte  Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, të  cilat  Rusia i kishte  si satelitë të saj. Si kusht shihej që  nëse do  prishej plotësisht  Perandoria Osmane, do bëheshin të  pavarura Bullgaria,

Rumania dhe Shqipëria.Kjo luftë  mbaroi me  gjunjëzimin e  Perandorisë Otomane, e që  u nënshkrua  Traktati i Shën Stefanit më 3 mars 1878, ku nga Rusia u krijua  Bullgaria e Madhe.

Traktati i Shën  Stefanit, i jepte  Serbisë edhe  territore Shqiptare si Sanxhakun e  Nishit, e deri në  Vushtrri- Mitrovicë, ku përfshihej edhe   Medvegja, sipas nenit 3.

Derisa Bullgaria sipas këtij Traktati, do  merrte Preshevën  dhe  Bujanovcin, siç thuhet në nenin 6 të këtij  traktati.

Fuqitë  e mëdha Evropiane, ishin të  pezmatuara nga ky zgjerim influence e Rusisë në  Ballkan, nga kjo thirrën  Kongresin e  Berlinit që do dal edhe  Traktati i Berlinit.

Konferenca Ndërkombëtare  e Londrës, e marsit 1877, fare  nuk  e shqyrtoi  çështjen  Shqiptare si komb i  veçantë! Por që vetëm e  rregullonte  Bullgarinë, e cila  përfshinte edhe territoret  Shqiptare (Kaçanikun, Tetovën, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës deri në Drin).

Bashkimi i Shqiptarëve,  në qëllimin për  arritjen e objektivave  politike, doli në shesh  vetëm  pas  formimit të Komitetit të Janinës, maj 1877. Ku e udhëhoqi  Abdyl Frashëri,    biseduan  me  Greqinë, që të  krijonin  aleancë- në krijimin  e shtetit të  përbashkët  Shqiptaro-grek, e cila nuk u arrit shkaku i  qëllimeve ekspansioniste  greke. Nga  ky  rast lindi  Objektivi Kombëtar Shqiptar për  Çlirim të  Kombit Shqiptarë, e që jo pak  u kundërshtua dhe luftua ( veçmas nga turkofilët)!

Më 18 dhjetor 1877, në  Stamboll, u kriju Komiteti i Stambollit( Komiteti Qendror për  Mbrojtjen e të  Drejtave të Kombësisë Shqiptare), ku  kërkesa kryesore ishte një  shtet  Shqiptarë nën  vasalitetin  e Sulltanit. Shtetet  kombëtare  të  Ballkanit, tashmë ishin  formua, si  Greqia,  Serbia, Mali i Zi etj ( këto dy të  fundit  do u njihej  ndërkombëtarisht  Pavarësia me Kongresin e  Berlinit).

Derisa më 13 qershor 1878,  në Berlin do mbahej  Kongresi i Berlinit, 3 ditë përpara në Prizren  u formua Lidhja e Prizrenit, në të  cilin u miratua dy akte  vendimtare: Kanuni- Kararnameja (Akti i Vendimeve) dhe  Talimati( Urdhëresa), më 17 qershor 1878

Neni 1 i Kanunit, theksonte se qëllimi i Lidhjes  së Prizrenit ishte  mbrojtja e tërësisë tokësore të Perandorisë Osmane. Në nenin 2 thuhej  që Lidhja e Prizrenit do e luftonte  çdo kë që do përpiqej ta  dobësonte  autoritetin e qeverisë osmane!Mirëpo në nenin 6, theksohej që  Lidhja e Prizrenit   kundërshtonte vetëm lëshimin e  tokave Shqiptare. Nga 13 qershor deri më 13 korrik 1878, u zhvillu  Kongresi i Berlinit, ku  merrnin pjesë Fuqitë  e Mëdha: Britania e Madhe,  Rusia, Franca, Austro-Hungaria, Italia, Gjermania dhe Perandoria Osmane, dhe  4 shtetet  ballkanike Greqia, Serbia, Romania dhe Mali i zi, derisa Shqiptarët nuk përfaqësoheshim, edhe pse dërguan  me dhjetëra peticione.

As  Bullgaria nuk  përfaqësohej edhe pse Rusia kërkonte që të merrte pjesë! Kongresi i   Berlinit nuk mori parasysh aspak të drejtat  e  popujve, por trajtoi-pajtoi  vetëm  interesat  e Fuqive të Mëdha, ku  Gjermania e  mbështeste  Austro-Hungarinë,  Britania, Austro-Hungaria   tentonin ta  minimizonin  influencën  ruse në Ballkan, ndërsa  Franca dëshironte  vetëm izolimin e Gjermanisë, kurse  Italia dëshironte  zvogëlimin e  influencës së Austro-Hungarisë në  Ballkan.

Traktati i Berlinit  në  aspektin juridik, mbetet   bazamenti i vetëm  mbi të cilën   Serbia  okuptoi dhe  deri më sot  administron  kolonin, pra  Medvegjën dhe pjesët etnike Shqiptare  të Sanxhakut të Nishit e deri në Vranjë. Sipas këtij  Traktati, në nenin 1,   Bullgaria mbetej nën  vasalitetin e  Sulltanit, por me qeveritarë të krishtere dhe  milici kombëtare. Nenin 2, definonte  territori i Bullgarisë, i cili u zvogëlua, krahasuar me territorin që kishte   nga Shën Stefani-e që nuk e përfshinte Luginën  e Preshevës dhe as territore të tjera Shqiptare! Neni 26, i njihte  Pavarësinë Malit të zi.Neni 35 rregullonte të  drejtat fetare dhe politike nën Serbi, ndërsa në  nenin 36 kufizohej  territori i shtetit serbë, i cili ishte   zgjerua disa fish, që përfshinte  brenda saj edhe malet  e Kopaonikut, lumin Ibër dhe Sitnica deri edhe  Medvegjën. Derisa  Bujanovci dhe Presheva  ende  mbetën  nën  okupimin Osman, e që  kufiri me Serbi ishte  matanë  Bujanovcit tek  Mali Shën Ilia! Ndërsa në nenin 39,  trajtohej  çështja e pronësisë së myslimanëve në territoret  e okupuara nga  Serbia, e që në asnjë  rast  nuk  trajtohej  aspak  çështja, territori, prona, kërkesat  politike etj  të Shqiptarëve!

Sanxhaku i Nishit, Vranjës, Leskocit, etj  i ishin  dhënë  Bullgarisë, derisa në Kongresin  e Berlinit, këto i’u  falën  Mbretërisë së Serbisë.

Nga ky çast i Historisë, rrodhi  tragjedia  për   komunën e  Medvegjës, e cila  deri më sot  mbetet  e robëruar nga Serbia, e që  bashkëvuajtëse me të  ishin edhe  Sanxhaku  i Nishit, Piroti, Leskoci, Kurshumlia, Prokulpa, Jabllanica, Vranja, Vllasina,  etj, prej të cilave u zhdukën   Shqiptarët!
Me këto  akte  gjenocidi, krime  lufte,  spastrimi etnik, masakrat,  njihen si  institucione  juridike, që  do lindin  më pas, e  që  e  tërë  bota  do i  përdorë në komunikime dhe   çështje  juridike.

Shkruan: Drita Jashari

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img