29,03,2024

Punimet në hekurudhë, mbyllet 8 ditë për qarkullim një pjesë e rrugës “Brahim Ademi”

Must Read

Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se nga data 5 tetor e deri më 12 tetor do të mbyllet rruga “Driton Islami” deri tek rreth-rrotullimi me rrugën “Brahim Ademi”.

Sipas njoftimit nga ky institucion, segmenti rrugor që kalon mbi binarët e hekurudhës do të mbyllet për shkak të punimeve në hekurudhë,.

“Rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve në trafik nga data 05.10.2022 deri më datën 12.10.2022 mund të përdoren rrugët “Sali Çeku”, “Ismet Sopa” dhe rruga për rreth objektit të Stacionit Policor Ferizaj”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Ferizajt:

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës njofton të gjithë qytetarët se nga data 05.10.2022 deri më datën 12.10.2022 do të bëhet mbyllja e përkohshme e një segmenti (pjese) të rrugës urbane “Driton Islami” te kryqëzimi me rreth-rrotullim me rrugën “Brahim Ademi”, konkretisht segmenti rrugor që kalon mbi binar hekurudhor të qytetit të Ferizajt, për shkak të punimeve që do të zhvillohen në rehabilitimin e pjesës Jugore të linjës hekurudhore 10 (Fushë Kosovë – Hani i Elezit).

Rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve në trafik nga data 05.10.2022 deri më datën 12.10.2022 mund të përdoren rrugët “Sali Çeku”, “Ismet Sopa” dhe rruga për rreth objektit të Stacionit Policor Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img