19,07,2025

Punë e jashtëzakonshme e mjekëve e infemierëve të QKMF-së në Ferizaj

Must Read

Punë e jashtëzakonshme e mjekëve e infemierëve të QKMF-së, qindra kontrolle, vizita shtëpiake, kontakte e analiza për rastet me virusin COVID-19

Mjekët e infermierët të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, nuk po i ndal as rreziku i drejtpërdrejt nga virusi COVID-19, as kontakti me të infektuar, as vapa e jashtëzakonshme e vlugu i madh i pacientëve në nevojë për shërbime shëndetësore. I gjithë stafi i këtij institucioni ka zënë pozicion në vijën e parë të luftës me këtë virus, ku çdo ditë, derdhet djersë, rrezikohet jeta, tejkalohen angazhimet e punës në kushte normale, vetëm për një qëllim, të mbrojnë e kujdesen për shëndetin e çdo qytetari.

Janë plot 136 vizita shtëpiake që kanë bërë ekipet mjekësore tek familjet dhe të infektuarit me virusin COVID-19, janë kryer 193 kontrolle shëndetësore në tendën “COVID”, 96 kontakte telefonike me të infektuarit u kryen nga Qendra e Thirrjeve, 120 shërbime radiologjike e 35 analiza laboratorike për pacientët nga tenda “COVID”. Nuk janë këto vetëm statistika, por përkushtim profesional, shërbim dinjitoz, sakrificë personale e vullnet i pashoq për të ndihmuar qytetarët.

Mjekët e infermierët e Ferizajt me përpjekje të jashtëzakonshme po bëjnë gjithë çfarë mund të bëjnë që gjendja epidemiologjike të mbetet në kontroll.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohet një 14 vjeçar, i konfiskohet një armë zjarri dhe një sprej

Ferizaj, 19 korrik 2025 Më datë 19.07.2025, rreth orës 00:10, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img