05,05,2024

Publikohet një video e re, shkatërrohet karriera e Allardyce (VIDEO)

Must Read

Në videon e publikuar shihet se agjenti italian Pagliara, i cili u skualifikua në vitin 2005 për shkak të çështjes Genoa-Venezia dhe valixhes së famshme me 250 mijë euro, flet për 5 trajnerë të cilët e kanë paguar personalisht atë për përfitimet e paligjshme nga transferimi i lojtarëve, shkruan “TCH”.

‘Mendoja se italianët ishin të korruptuar, por këtu në Angli gjërat po shkojnë akoma edhe më keq, pasi gjithçka bëhet në fshehtësi-janë fjalët e italianit në video, i cili më pas tregoi dhe mënyrën e funksionimit të skemës.

Në bisedat e bëra Pagliara fliste shpesh për një term kafe, e cila nënkuptonte ryshfetin dhe përfitimin e paligjshëm. Gjatë fjalës së tij me gazetarët biznesmen nga lindja e mesme Pagliara dha detaje për një trajner që drejton aktualisht një skuadër në Premier League, i cili i kërkon gjithnjë para pasi nuk ka një pagë të lartë në klubin ku ai punon.

Të gjitha videot e publikuara nga Daily Telegraf janë sekuestruar nga policia britanike. Federata angleze ende nuk ka folur për këtë skandal që po përfshin dhe emra të tjerë, ndërkohë që mediat vendase shkruajnë se drejtuesit e saj po kërkojnë një emër të pastër për të zëvendësuar Allardycen.

 

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.  

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img