05,05,2024

Pse subjektet politike e harruan veriun e Kosovës? !

Must Read

Shkruan Hamdi Ndrecaj-Komandant PANTERI , kandidat për deputet nga radhët e PDU (Partia Demokratike e Unitetit)
Hamdi Ndercaj- PANTERI  pyet me habi pse asnjë subjekt politik gjatë fushatës nuk e zë fare në gojë veriun e pushtuar të Kosovës .A jemi vërtet shtet sovran në republikën tonë, apo ndoshta vullnetarisht po përkrahim modelin e Krimesë në Ukrainë dhe modelin e Srbska Republika në Bosnje.
Veriu i Kosovës është harruar nga subjektet politike të RKS, sikur ajo pjesë mos të kishte qenë kurrë pjesë e hartës së Kosovës. Vallë, çfarë i thonë kësaj pune, apo gjithçka po bëhet qëllimisht për ta harruar njëherë e mirë dhe për ta shlyer nga kujtesa veriun e pushtuar në heshtje, të asaj pjese të RKS.
Mirëpo, përkundër kësaj që theksova më lartë, qëllimi im, në këtë rast, është që t’i pyes subjektet tona politike:
-Përse po harrohen dhe injorohen qindra-mijëra shqiptarë të Veriut të Mitrovicës?
– Pse qindra-mijëra shqiptarë të kësaj treve janë lënë në mëshirën e fatit dhe askush nuk interesohet për ta?!
– A janë dhe sa janë të njoftuara institucionet qendrore shtetërore me problemet e tyre të përditshme: punësimin dhe strehimin e tyre; sigurimin e minimumit të ekzistencës së tyre; rregullimin e infrastrukturës se nevojshme, e cila do t’u lehtësonte qëndrimin e sigurt në trojet e veta shekullore (rrugët, çerdhet, ambulancat shëndetësore, shkollat, transporti, fabrikat, etj., etj.? e
-A e dinë shqiptarët jashtë trevave të Komunës së Mitrovicës, në Kosovë, në Shqipëri, në trevat tjera shqiptare dhe në diasporë, e mbi të gjitha a e dinë përfaqësuesit e pushtetit qendror të Republikës së Kosovës dhe institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare se shqiptarët e veriu të Mitrovicës asnjë natë nuk ndihen të sigurt në shtëpizat e veta, ngase, ndihen të kërcënuar, të shqetësuar, të frikësuar nga të papriturat që mund t’i sjellin sekondat, nga krismat e vazhdueshme të automatëve, të mitralozave dhe të armëve tjera dhe nga…?
– A e dinë pushteti qendror i Republikës së Kosovës, diplomacia dhe institucionet relevante ndërkombëtare se çfarë lojërave po luhen, gjoja, për zhbllokimin e “Urës së Ibrit”, çfarë kontrabanda dhe tregti të pista po bëhen në “Mitrovicën e Veriut” dhe kush po i bënë ato?
– A e dinë pushteti qendror i Republikës së Kosovës, diplomacia dhe institucionet relevante ndërkombëtare se qindra-mijëra shqiptarëve nuk u lejohet kthimi në pjesën veriore, në banesat e veta, të cilat i shqiptarët i zotëronin denbabaden?
Fare në fund, a po e dinë institucionet shtetërore, opinioni i gjerë vendor dhe ndërkombëtar se, për ditë e më shumë, po rrezikohet sovraniteti, integriteti dhe mëvetësia e Republikës së Kosovës, falë “gabimeve” dhe budallaqeve të disa liderëve dhe qarqeve të caktuara vendore e ndërkombëtare?!
07.06.2017

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img