Sulmuesi i Barcelonës Leo Messi nuk e ka parë ndeshjen gjysmëfinaliste në ‘Santiago Bernabeu’ mes Realit të Madridit dhe Manchester City.
Argjentinasi i mërzitur nuk është ulur para televizorit për të parë ndeshjen pasi ishte i vetëdijshëm se rivalët e përjetshëm të Madrid-it do të kalonin në finalen e madhe të 28 majit në ‘San Siro’, shkruan ‘Sport’, raporton Syri.net.
Sipas medieve spanjolle Messi preferoi të kalojë kohë me familjen e tij pasi e dinte që ekipi i Manchester City-t nuk mund të bënte surprizën.