03,07,2025

PSD: Fushata agresive e Serbisë kundër Kosovës në INTERPOL dëshmon dështimin e dialogut

Must Read

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas dështimit të pranimit të Kosovës në INTERPOL. PSD-ja thotë se është e zhgënjyer me mosmbështetjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim.
PSD-ja me anë të një komunikate ka shprehur zhgënjimin e saj për mospranimin e Kosovës në INTERPOL, duke thënë se fushata agresive e Qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës, dëshmon dështimin e deritanishëm të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“Fushata agresive e Qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol dëshmon dështimin e dialogut të deritanishëm midis Kosovës dhe Serbisë. Ngjarja e sotme duhet të shërbejë si leksion për pushtetin, që të bashkërendohet me opozitën, për ta rikonfiguruar sa më parë dialogun me Serbinë. Dialogu i drejtuar nga Presidenti Thaçi po e bën Serbinë çdo ditë e më shumë agresive kundrejt Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, PSD-ja thotë se kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie politike e profesionale, nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, lidhur me dështimin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img