23,10,2024

Protestojnë punëtorët e KEDS-it

Must Read

keds-punetoret1

Federata Sindikale e Pavarur Elektrokosova sot mban një protestë në sheshin “Skënderbeu” ku do të kërkojë zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, si dhe vazhdimin e mbikëqyrjes së kontratës testuese të privatizimit të KEDS-it për t’i ruajtur të gjitha vendet e punës.

Sipas Federatës, protesta po mbahet sepse vetëm gjatë javës së kaluar në KEDS janë larguar nga puna rreth 80 punëtorë.

“Ky proces i dhimbshëm ende vazhdon dhe nuk dihet saktë numri i të tjerëve që do të largohen, dhe po të ishte në zbatim MPKK-ja sot nuk do ta kishin stres edhe mbi 1.100 punëtorë tjerë të cilëve ju është vazhduar kontrata e punës vetëm për një vit”, thuhet në njoftimin e Federatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Është mbajtur turneu memorial në hendboll “Ahmet Petrova”

Sot, në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, u mbajt Turneu Memorial në Hendboll "Ahmet Petrova", i organizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img