02,05,2024

#Protestoj thotë se me këtë Qeveri, pleqëria vjen me shumë halle

Must Read
#Protestoj

Kështu tha pjesëtarja e grupit qytetar #PROTESTOJ, Edona Bajrami në një konferencë për media, e cila tha se Qeveria jo vetëm që nuk ka arritur të ndërtoi një sistem efikas të mbrojtjes bazike sociale por edhe ka nisur iniciativa që rrezikojnë ekzistencën fizike të qytetarëve të saj dhe se po shuajnë mundësinë e vetme për një pleqëri dinjitoze.

Ndërsa si formë pakënaqësie ndaj sistemit qeverisës ky grup qytetarësh ka parashtruar disa pyetje për qeverinë, pasi që sipas tyre me miratimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, Qeveria e tanishme po rrezikon jetën e pensionistëve të tanishëm por edhe të atyre të gjeneratave vijuese, transmeton kosovapress.

Ndërkohë, qytetarët që mbështesin iniciativën #PROTESTOJ thanë se nuk do të ndalen derisa të përmbushen qëllimet për një shtet ligjor dhe demokratik, andaj edhe do të vazhdojnë të marrin pjesë në protestat simbolike çdo të enjte në orën 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img