01,07,2025

Protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit në Shtërpcë

Must Read

Sot rreth orës 10:00, në Shtërpcë, në shenjë pakënaqësie lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në këtë lokacion, kanë protestuar rreth 60 persona –  banorë të kësaj zone, të cilët kanë penguar qarkullimin e makinerisë drejt punishte  duke bllokuar rugën.

Në lokacionin e lartpërmendur kanë dalur zyrtarët policor të SP të Shtërpcës të mbështetur edhe nga NJRSH e Ferizajt.                                                                                                                                 Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njejtit nuk i kanë zbatuar urdhërat. Me këtë rast, policia i ka përdorur sprej dhe protestuaesit janë shpërnda duke liruar rrugën.

Në bashkëpunim me zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e protestueve është dakorduar një takim i përbashkët  ditëve në vijim lidhur me kërkesat e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img