Kritikat ndaj kryeministres konservatore britanike Theresa May janë rritur pas vizitës së saj në Ëashington, ku muajin e kaluar u takua me Trump. Atëherë May ka konfirmuar planet për një vizitë kthyese të Trumpit në Britani të Madhe në verë.
Protesta të shtunën përfshirë një marshim prej disa mijëra njerëzve në një kolonë prej tre kilometrash mbi një pjesë të ambasadës amerikane në Londër deri në godinën e parlamentit të shtetit. Demonstruesit brohorisnin “Theresa May, shame on you” (“Theresa May, turp të kesh”).
Pritet që parlamentarët britanikë gjatë këtij muaji të diskutojnë mbi planet e ftesës së Trump në vizitë kthyese. Peticioni online me të cilën kërkohet që kryeministrja të tërheq ftesën për vizitën e Trumpit ka marrë mbështetje të fuqishme, por May insiston në atë se vizita e presidentit amerikan është e mirëseardhur.