26,04,2024

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me DKR në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

Në operacionin e sotëm të pranishëm janë edhe Inspektorati Qendror i Pylltarisë për shkak të dëmtimit të madh të pyllit në Parkun Kombëtar “Sharri” në zonën e Brezovicës.

Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Ndërkaq, nga ky aksion që është zhvilluar disa herë në këtë pjesë ka mbi 30 të arrestuar. Të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrimi i ndikimit, dhënia e ryshfetit, marrja e ryshfetit dhe Falsifikimi i dokumenteve, etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img