07,11,2025

Prokuroria Speciale merr në pyetje ish truprojën e Gruevskit

Must Read

 

Ish truproja e ish kryeministrit maqedonas, Spasov është sjellë për të tretën herë para këtij institucioni nën prezencën e madhe policore për t’u marrë në pyetje për procedurën parahetimore që ka hapur Prokuroria Speciale për këtë rast.

Prokuroria Speciale, për shkak të fshehtësisë dhe hetimeve paraprake, nuk jep shumë detaje lidhur me këtë, por konfirmon se Spasovi është thirrur në pyetje.

Prokuroria Speciale ka marrë rastin “Neshkovski” në kompetencat e saj, pasi që në njërën prej “bombave” të LSDM-së u publikuan audio-incizime të disa funksionarëve të lartë dhe ministrave të VMRO-DPMNE-së të cilët flasin për vrasjen e të riut. LSDM atëherë ngriti dyshime se në ditën kur është vrarë Neshkovski, Igor Spasov nuk është dashur të jetë aty në detyrë, por në një vend tjetër, dhe ai ka qenë i thirrur të sigurojë në Shkup mitingun e VMRO-së jashtë të gjitha procedurave ligjore të MPB-së.

The post Prokuroria Speciale merr në pyetje ish truprojën e Gruevskit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img