18,06,2024

Prokuroria nis hetimet për rrethanat e vdekjes së dy fëmijëve në Prishtinë

Must Read

Gërmimet të cilat u bënë shkaktare për humbjen e jetës së dy fëmijëve të familjes Mramori, në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës, nuk dihet ende se prej cilave kompani janë kryer.

Zyrtarë nga Komuna e Prishtinës thonë se vetëm Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor lëshon leje për gërmime, kurse ministria mohon të ketë pasur njohuri për këtë rast dhe as mundësinë e lëshimit të lejes, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq, dy kompanitë që janë përmendur nga pronari i tokës se kanë punuar në atë hapësirë dhe kanë gërmuar, e kanë mohuar një gjë të tillë.

Në anën tjetër, Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se janë duke e hetuar rastin për tragjedinë e ndodhur gjashtë ditë më parë.

Duke qenë se lejet për gërmime merren vetëm në MMPH, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi, ka thënë sesi institucion nuk ndiejnë përgjegjësi për gërmimet në “Kolovicë”.

Siç ka thënë ai, në komunë mund të merren leje vetëm për ndërtim, por jo edhe për gërmim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aliu: Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë, tashmë ka mbyllur gjysmën e punimeve

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se nënkalimi te stacioni i Policisë për vetura...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img