22,01,2025

Prokuroria ngrit aktakuzë për vjedhjen e biçikletës

Must Read

Sali Malluta akuzohet nga Prokuroria se vodhi dy biçikleta njërën prej të cilave ia shiti Januz Mallutës për 20 euro e tjetrën për 10 euro. Sipas ligjit, blerja e gjërave të vjedhura është vepër penale dhe për këtë arsye edhe Malluta është akuzuar nga Prokuroria.

Në gjykimin ndaj tyre dy të akuzuarit Malluta kanë pranuar fajësinë.

Pjesë e gjykimit është edhe Ilki Vokshi i cili përballet me akuza për vjedhje të kabllove elektrike në vlerë prej 3 mijë e 800 eurosh e po ashtu kishte vjedhur gjashtë shina bakri, duke i shkaktuar dëm edhe KEDS-it në vlerë prej 6.000 euro.

Vokshi nuk ka pranuar fajësinë duke kërkuar që rasti të vazhdojë të gjykohet.

“Unë tërhiqem nga e drejta e kërkesës për hedhjen e aktakuzës dhe të kundërshtimit ndaj provave në aktakuzë, andaj i propozoj Gjykatës që seancën e radhës të caktojë shqyrtimin gjyqësor”, theksoi i akuzuari Ilki Vokshi.

Gjyqtarja e çështjes Diana Sina me aktvendim e aprovoi propozimin e të akuzuarit Ilki Vokshi, duke caktuar shqyrtimin gjyqësor ndaj tij për muajin shtator. /Kallxo.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët

Një incidenti zjarri ka ndodhur të premten në Ferizaj, ku zjarri kishte përfshirë pullazin e një ndërtese. Lajmin e ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img