“Rasti është mbyllur dhe ai është liruar”, ka thënë Beka.
Bronson ishte shoqëruar në polici pas koncertit të tij në festivalin “Suny Hill”. Avokati i tij Armend Krasniqi e ka quajtur gabim të policisë arrestimin e tij.
Krasniqi ka sqaruar se cigarja për të cilën u dyshua Bronson ka ardhur nga Amerika dhe ka kaluar disa kontrolle kufitare dhe nuk përmbante narkotik.
“Në fakt, ajo cigare nuk ka qenë substancë narkotike siç u raportua në media. Po të ishte substance narkotike ajo substancë nuk do mund të hynte në Kosovë dhe të kalonte pikat kufitare si ajo e Gjermanisë apo edhe ajo e New York”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se ky fakt dëshmon më së miri se cigarja nuk ishte narkotik.
“Bronson për asnjë moment gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Kosovës nuk ka poseduar substanca narkotike siç edhe është keqinformuar opinioni. Sa për informimin e opinionit, klienti im nuk është as përdorues i alkoolit”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se Bronson është paraqitur vullnetarisht në Polici për interivstën dhe pas konsultimit me prokurorin ai është liruar.