16,01,2025

Prokuroria: Kështu e theri me thikë një person i mituri nga Ferizaj, viktima në gjendje të rëndë

Must Read
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndaj të miturit Q.M. për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se me datën 07.01.2019, pas një konflikti verbal me të miturin A.H., e sulmon atë me një brisk, duke e goditur dy herë në pjesën e belit afër veshkave, nga të cilat i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore dhe fillimisht dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)- Prishtinë
I dyshuari mendohet të ketë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189, par. 5, lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img