30,07,2025

Prokuroria jep detaje për policin e arrestuar për dhunë në familje

Must Read

Në të njëjtin njoftim, IPK ka treguar se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e këtij zyrtari policor.

KALLXO.com ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë së Prishtinës, Imer Beka, i cili tregoi detaje në lidhje me rastin.

“Sipas informatave që kam marrë nga prokurori i rastit, Musa Meha, polici është arrestuar për veprën penale lëndim trupor dhe dhunë në familje. Ai dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij. Ndaj të njëjtit polic kanë filluar procedurat, ai veçse është ndaluar në polici dhe më pas do të ndërmerren masat e tjera”, tha kryeprokurori Beka.

Beka tha gjithashtu se janë duke u dhënë rendësi të madhe rasteve të tilla.

“Po i japim shumë rëndësi këtyre rasteve pasi që numri i raportimeve është rritur dhe kjo është shqetësuese”, tha Beka.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt shpallë konkurs për operator transportues për linjën Urbane D

Ferizaj, 29 Korrik 2025 – Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca, ka shpallur zyrtarisht organizimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img