30,10,2024

Prokuroria i konfiskon 850 mijë euro shtetases së Shqipërisë

Must Read
Prokuroria e Krimeve te Renda,

Prokuroria për Krime të Rënda thotë se arriti të bindë Gjykatën për Krime të Rënda të vendosë konfiskiminin e parave të gjendura në llogarinë e zonjës, të cilat kanë prejardhjen nga sektori i paligjshëm i prostitucionit në Belgjikë.

Sipas prokurorisë R. K, nuk ka arritur të justifikojë burimin e ligjshëm të parave. Gjatë hetimit të kësaj çështje, u ndërthurën elementë të mashtrimit, lëvizje të shpeshta të shumave të konsiderueshme ndërmjet transaksioneve bankare në Zvicër, Luksemburg, Gjermani e Shqipëri.

Fillimisht, hetimi për këtë rast është zhvilluar nga Prokuroria e Durrësit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, në bazë të informacionit të institucioneve ligjzbatuese.

Tre persona, dy prej të cilëve shqiptarë të papunë dhe një shtetas belg, me profesion infermier, kanë qarkulluar në verën e v itit 2014 rreth 2 milionë euro në llogaritë e tyre, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Sipas pretendimeve të tyre, shtetasja përfituese R.K kishte marrë prej mikut të saj nga Brukseli, E. N shuma të konsiderueshme parash, me qëllim blerjen e një apartamenti të përbashkët dhe hapjen e një biznesi privat.

Ata ishin njohur në Belgjikë dhe kishin të vendosur të bashkëjetonin në Shqipëri. Gjithnjë sipas pretendimeve, duke qenë se fillimisht, vajza nuk kishte llogari bankare, ajo i ka kërkuar mikut të saj belg të dërgonte një pjesë të parave në emër të të njohurit të saj, B. C. Këto para, shtetasi belg i justifikonte me trashëgimi nga prindërit dhe aktivitete tregtare në Belgjikë, ndërkohë që punësimi i tij zyrtar ishte infermier në një spital publik në Bruksel.

Lëvizjet e dyshimta financiare ndërmjet dy shtetasve shqiptarë dhe shtetasit belg detyruan Prokurorinë e Durrësit që të vendosë sekuestro preventive, mbi llogarinë e saj, e cila ishte e vet mja që në Shtator 2014 kishte para në bankë, në shumën rreth 850 mijë euro, pasi pjesën tjetër e kishin tërhequr për shpenzime personale.

Më pas, ky procedim i nisur në Durrës, u transferua në Prokurorinë për Krime të Rënda, e cila është kompetente për zbatimin e ligjit “Antimafia”.

Në bazë të hetimeve të zhvilluara në Prokuroria për Krime të Rënda, rezultuan të dhëna interesante që krijuan bindjen se ndërmjet tre personave po kryhej veprimtaria e paligjshme e pastrimit të parave.

Shtetasi belg,i cili ishte burimi i parave në drejtim të shtetases shqiptare, nuk kishte përfituar asnjë trashëgimi nga prindërit, pasi ata janë ende gjallë. Po ashtu, N. ishte përfshirë në veprimtarinë informale të shit-blerjes me para kesh së aksioneve në kompani të ndryshme në Belgjikë. Për blejen e këtyre aksioneve, ai nuk kishte asnjë mundësi të justifikonte shumat e përdorura.

Ndërkohë, në bazë të letër-porosi ve me autoritetet belge, Prokuroria për Krime të Rënda vihet në dijeni se shtetasja R. K ka qenë e përfshirë në veprimtari të paligjshme në Belgjikë, duke siguruar të ardhura të shumta.

Paratë e fituara nga ky treg vendoseshin në llogarinë e shtetasit belg, i cili më pas i përcilltë në Shqipëri, nëpërmjet transfertave bankare, fillimisht në adresë të B. C dhe më pas tek R. K. Kjo e fundit, një pjesë të parave që i mbërrinin në llogarinë e saj, i kryente menjëherë transfertë në llogaritë bankare të disa familjarëve të saj në bankat e Luksemburgut.

The post Prokuroria i konfiskon 850 mijë euro shtetases së Shqipërisë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img