16,01,2025

Prokuroria e cilëson si të dyshimtë vdekjen e 24-vjeçarit nga Gadimja

Must Read

Në natën e 21 tetorit, në këtë vend u gjet i vdekur 24-vjeçari Shqipdon Aliu.

Pas nëntë ditësh i raportuar si i humbur, atë e gjeti një banor i Gadimes, raporton KTV.

Vendi ku 24-vjeçari u gjet i vdekur, nuk frekuentohet shpesh, pasi që janë gërmadha që kanë mbetur nga gërmimet e gurthyesit.

Madje, as punëtorët e gurëthyesit që vepron afër, nuk kanë parë e dëgjuar asgjë deri një natë më parë, kur edhe policia u njoftua se në atë pjesë ishte gjetur një trup i pajetë.

Sipas Policisë, trupi i pajetë i Shqipdon Aliut u gjet rreth orës nëntë të natës, në një gropë te gurthyesi i vjetër.

Në anën tjetër, Prokuroria e ka cilësuar si të dyshimtë vdekjen e 24-vjeçarit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për obduksion për trupin e pajetë, i cili është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ky institucion nuk ka pranuar të japë asnjë sqarim nëse i riu nga Gadimja e Lipjanit ka rënë aksidentalisht në gropë apo se çfarë saktësisht ka ndodhur, derisa të dalë raporti i obduksionit.

Familjarë të të riut, shkurt kanë thënë se ende nuk dinë asgjë dhe as rrethanat e vdekjes së tij.

Shqipdon Aliu më 14 tetor ishte larguar nga shtëpia e tij, siç thonë familjarët, për të shkuar në punë. Që nga ajo kohë, 24-vjeçari nuk është parë më.

Ai u varros të martën pasdite.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img