29,04,2024

Projekti IWKA dhe Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj, synojnë ndarjen e granteve për agrobizneset e udhëhequra nga gratë

Must Read

Mbështetja përmes granteve për bizneset fillestare apo ekzistuese të udhëhequra nga gratë, përkatësisht përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës, duke përmirësuar kështu statusin ekonomik e social të grave, ishte tema e bisedës që pati drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, sot, në takimin me znj. Ardiana Maraj, Kordinatore e projektit IWKA dhe bashkëpunëtorë të tjerë në kuadër të programit që po realizon “KOSOVA WOMEN 4 WOMEN”.

Drejtori Bajrami, falënderoi ekipin e projektit IWKA, për mundësinë e krijuar që përmes thirrjes publike, të fuqizohen bizneset fillestare dhe ato ekzistuese të udhëhequra nga gratë. Ai shtoi se Drejtoria e Bujqësisë edhe në veprimtarinë e saj, ka krijuar skema të posaçme mbështetëse për agrobizneset e udhëhequra nga gratë, gjersa edhe në këtë projekt, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, do të ofroj gjithë mbështetjen e lehtësitë e nevojshme për aplikimin e agrobizneseve.

Thirrja për aplikim për grante të tilla është e hapur nga data 3 Gusht e do të vijoj deri më 18 shtator 2022, detajet e së cilës thirrje janë të publikuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img