Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku në konferencën informuese ‘’Ditët e Biznesit të Vogël 2016’’, ka paraqitur projektet infrastrukturore që pritet të realizohen në komunën e Ferizajt, raporton Televizioni Tema.
Zharku tha se për bizneset që operojnë në rrugën ‘’Driton Islami’’ do të krijohet një rrugë e re alternative pa u dëmtuar qasja në autostradë në mënyrë që të mos rrezikohen standardet e autostradave.
Ministri Zharku theksoi se shumë shpejt do të fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës Babush-Tërrn-Lubovc.
Po ashtu si projekte që do të realizohen në komunën e Ferizajt, ai përmendi asfaltimin e rrugës Mirash-Cërrnillë, Muhoc-Lloshkobare, Unazën e Jashtme Kosinë- Prelez –Nerodime, asfaltimi i rrugës Komogllavë -Terstenik deri në Viti, asfaltimi i rrugës Greme-Burrnik- Gaçkë, zgjerimi i rrugës nga Prelezi deri në Fshatin e Vjetër, investim ky prej 7 milionë eurosh, e të tjera.