08,05,2024

Profilet e shkollës ‘’Zenel Hajdini’’ premtuese për nxënësit

Must Read

Këto punimet të vendosura në mur nuk janë krijuar nga kreatore të njohura, por janë të vajzave të klasës së X të shkollës së mesme profesionale të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”, në Ferizaj. Ato thonë se fustanet që i paraqesin në letër mundohen t’i realizojnë përmes makinës së qepjes, që e kanë mësuar në profilin e Konfeksionit.
“E kam zgjedhë këtë profesion se më ka pëlqye dhe kam parë dizajnere të shumta që janë të suksesshme dhe kam mendu që në të ardhmen edhe unë do të kem sukses, më pëlqen vizatimi, veshjet i përcjelli, dizajnerët po ashtu, ndërsa edhe me makinë punoj, qepim dhe mendoj që në të ardhmen të bëhem dizajnere”,tha Lediona Reka.
Profesori i profilit të Konfeksionit Nehat Braha, thotë se këto nxënëse kanë talent të jashtëzakonshëm në dizajn dhe se ky profil mund t’u sjellë përfitime të mëdha në të ardhmen.

“Është profil i Konfeksionit, merret me dizajn dhe rrobaqepësi, është drejtim i ri që është hapur, është mjaft profitabil dhe kemi nxënës shumë të talentuar, bëjnë vizatime, qepje, konstruktim, shabllonë, fibra të tekstilit që ua sjellim për me i njoftu se çfarë lloji është dhe munden me u bë profesionistë të kësaj lëmie, po ashtu edhe dizajnere’’, u shpreh ai.
Shumë afër klasës së profilit të Konfeksionit, ndodhet kabineti i Hortikulturës, ku nxënësit bëjnë kultivimin e luleve të ndryshme.
“Jemi duke i përgatitur lulet për oborrin e shkollës dhe disa për treg me ba një ekspozitë të shkollës, nxënësit kur të vinë në fillim nuk përshtaten për gradualisht nxënësit e këtij profili i njohin të gjitha lulet dhe se si ato duhet të mbahen e zhvillohen, e dinë cila ka rrënjë cila duhet të ujitet për sa kohë, unë shpeshherë e them që fëmijët tanë nuk janë pa punëtorë, por ne nuk dimë si t’i orientojmë ata si shoqëri”, tha profesoresha Shqipe Vranovci.
Të kënaqur me mësimin që marrin aty, shprehen edhe nxënësit e Hortikulturës.
“Bëjmë shumimin e luleve, prej një fare e shumojmë me shumë taza të tjerë, po ashtu edhe shumimin gjenerativ, më pëlqen shumë ky drejtim sepse punojmë çdo ditë dhe merremi vetëm me këto lule, unë mendoj në të ardhmen ta kem një serrë apo lulishte”, tha Miranda Hesati.
Kurse, drejtori i shkollës së mesme profesionale të Agrobiznesit dhe Teknologjisë, Abdullah Imeri, tha se në këtë shkollë do të sjellin edhe profile të reja, të cilat do të jenë të leverdishme për nxënësit gjatë gjithë jetës.
“Do të shkohet me përpunues të frutave dhe perimeve, pastaj profesionin e fermerit, se deri tani kemi pasur si blegtori, por ka qenë profesion i ngushtë, ndërsa si fermerë do të mund të përgatitet për të gjitha profilet që i takojnë fermerit, po ashtu është edhe pastiçeria që është një drejtim atraktiv dhe i siguron nxënësit punën dhe pas përfundimit të tyre, nëse nuk mund të vazhdojnë studimet ata e kanë një profesion”, tha Imeri.
Në shkollën profesionale të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”, janë gjithsej 14 profile të ndryshme me gjithsej 500 nxënës, ndërsa numër më të madh të nxënësve ka në drejtimet Kuzhinieri, Përpunim i drurit dhe Përpunim i qumështit./TV TEMA.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img