15,05,2024

Profesoresha kosovare zbulon metodën e pabesueshme të kopjimit nga studentët

Must Read

Nxënësit apo studentët të cilët nuk janë të përgatitur për t’iu nënshtruar provimeve të ndryshme, mundohen të gjejnë mënyra të tjera për të mbushur fletët e bardha që i ofrohen përpara nga profesorët.

Një rast me shumë kreativitet kopjimi është bërë i ditur nga profesoresha e UP-së, Eliza Hoxha. Aty shihet se si studentët kanë krijuar një imazh të njëjtë të shishes, me atë të një brendi kosovar të ujit në Kosovë.

“E pifshi per shnet jo, po per dije”. Kreativiteti pa kufij kur vjen puna me kopiju n’provim… Urbanizimi ujeeeee’, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Në pjesën ku zakonisht shkruan përmbajtja e ujit apo jepen udhëzime të tjera, dikush prej studentëve ka shkruar definicione nga një lëndë e caktuar mësimi.

Kjo dukuri është shpesh e paraqitur në shkollat kosovare, madje edhe në universitete, ku ka pasur raste që muret e fakulteteve të UP-së janë mbushur me shkrime e definicione të tilla mësimore. /Periskopi

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img