23,04,2024

Prof As. Dr Aziz Rexhepi: Ndikimi i faktorëve  motivues në procesin  e vendimmarrjes në  NVM

Must Read

Libri Ndikimi i faktorëve  motivues në procesin  e vendimmarrjes në  NVM (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) të  Kosovës është rezultat i punës  kërkimore shkencore  në fushën e menaxhimit Në fokus  të punës shkencore  është burimi njerëzor, ngritja, lidershipi, motivimi dhe vendimmarrja në NVM_ve. Jam i vetëdijshëm se kjo  punë është  vetë një përpjekje për  shqyrtimin  e kësaj problematike që është pak e studiuar, libër i sapo publikuar nga Prof As. Dr Aziz Rexhepi

Në libër është shqyrtuar  në aspekti   i zhvillimit,  aplikimit,  të motivimit   në NVM-ve dhe  shkathtësinë  e nevojshme  në marrjen e vendimeve më të mira. pasi vazhdimisht hasim  në pasigurinë që është pjesë e jetës. Marrja e vendimit është  një aktivitet kyç në të  gjitha nivelet  e menaxhimit ku  varen stilet  e lidershipit, marrëdhëniet midis stilit të lidershipit dhe angazhimit  organizacional. Poashtu në libër  është shtjelluar edhe  roli i NVM-ve  të një vendi si dhe strategjia dhe  mjedisi biznesor  në Kosovë

Në tekstin që po paraqesim motivim dhe marrja_vendimeve studiohet si  një proces  i integruar  dhe ndërdisiplinor ,në të cilët  marrësit  racional të vendimeve  ndjekin  ato  alternative  që  do  t’iu  sigurohen  rezultate të kënaqshme .ku në libër është  shtjellu edhe koncepti i lidershipit dhe teoritë e lidershipit.

Libri  “Ndikimi I faktorëve  motivues në procesin  e vendimmarrjes në  NVM-ve” (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) mendoj se do të jet e dobishme  për një diapazon të  gjerë    lexuesish, përveç studentëve .libri mund tu vlejë  edhe drejtuesve të bizneseve  të cilët do të kenë  material për lidershipin  në motivimin  dhe marrjen_e vendimeve në  ndërmarrjet e tyre  si dhe u afrohet edhe studiuesve të lëmisë  së menaxhimit

Natyrisht jemi të vetëdijshëm  se libri ka nevojë për plotësim dhe përmirësim të  mëtejshëm, komentet dhe kritikat   kurdoherë janë të mirëpritura që në punën time të plotësojë më mirë në  nevojat e studentëve   dhe kujtdo që është i interesuar në këtë fushë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img