02,05,2024

Procesi i votimit, një numër i vogël i votuesve nuk janë nëpër lista

Must Read

13091709-10206039317277754-433534309-o.png

Në 11 vendvotimet e Qendrës në shkollën e mesme teknike “Mihajllo Petroviq-Allas” në veri të Mitrovicës, procesi i votimit është duke shkuar pa probleme të mëdha.

Një numër i vogël i votuesve nuk ka qenë i evidentuar nëpër lista, dhe për këtë shkak nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Deri në orën 10:30 kanë qenë gjithsej shtatë raste të tilla. Vasiljeviq Dragan, qytetar i Mitrovicës, i cili posedonte letërnjoftimin e lëshuar nga Serbia, është habitur kur nuk ka arritur ta gjejë emrin e tij në listë.

Sipas tij, ai gjithmonë ka votuar në këtë qendër dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme, derisa dyshon se tani vetëm pse nuk posedon ndonjë dokument të lëshuar nga Republika e Kosovës, po i ndodhë një gjë e tillë. /KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img