13,01,2026

Pritet vendimi për liberalizimin e vizave

Must Read

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjendet në Bruksel, ku gjatë ditës së djeshme ka takuar zyrtarët e Parlamentit Evropian për vizat.

Hoxha ka takuar eurodeputeten Tanja Fajon, si dhe në takime të ndara, ka takuar eurodeputetët Marie Christine Vergat, Angelika Mlinar dhe eurodeputetin Asim Ademov, të gjithë anëtarë të Komisionit LIBE me të cilët u rikonfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Në pjesën e fundit të muajit korrik, Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen, përderisa ky rekomandim duhet të marrë dritën e gjelbër edhe nga instancat e tjera të BE-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img