04,05,2024

Prifti italian akuzohet për orgji me 15 femra në kishë

Must Read

Andrea Contin 48 vjeçar, një famulltar në Kishën e San Lazzaro, është nën hetime pasi dyshohet se ai jeton përmes fitimeve të pamoralshme dhe dhunës psikologjike, pasi tri femra anëtare të famullisë ishin ankuar për sjelljen e tij, raportoi The Times, përcjell lajmi.net.

Autoritetet kanë gjetur tashmë lodrat e tij të seksit dhe video pornografike që ishin maskuar me emrat e papëve. Videot dyshohet se shfaqin orgjinë që po ndodhte në ambientet e kishës.

Contin është akuzuar gjithashtu për shitjen e disa nga 15 të dashurave të tij për njerëzit e tjerë përmes faqeve të internetit dhe duke bërë udhëtime luksoze me to, përfshirë edhe një vizitë në një fshatë në Francë.

Ai nuk është arrestuar dhe aktualisht është me pushime në Kroaci. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img