19,05,2024

Prezantohet në qeveri projekti për rivitalizimin e lumit Sazli

Must Read

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati mori pjesë në takimin trepalësh ku pjesëmarrës ishin Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përfaqësues të sektorit privat si dhe përfaqësues të BERZH-it.

Në këtë takim u diskutua për projektet që kanë proceduar Komunat e Republikës së Kosovës për financim.

Komuna e Ferizajt e udhëhequr nga kryetari Agim Aliu ka përgatitur dhe dorëzuar projektin “Rregullimi i shtratit të lumit Sazli, prej hekurudhës deri te lumi Sitnicë – Ferizaj.

Në këtë takim, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, në emër të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu ka paraqitur projektin e komunës sonë, duke elaboruar në tërësi si projektin ashtu edhe përparësitë dhe kushtet për zhvillimin e biznesit dhe investimet e nevojshme në infrastrukturën biznesore në Komunën e Ferizajt.

Arsyet për investimin ne rivitalizimin e lumit Sazli janë se ky lum shtrihet rreth fshatrave: Sazli, Pojatë, Papaz, Mirash, Cërrnillë, Bablak dhe Tērrn, zonë e cila pas reshjeve atmosferike është çdo herë e prekur nga vërshimet për shkak të daljes nga shtrati të këtij lumi. Gjithashtu gjatë këtij lumi janë të ndërtuar tri burime me ujë të pijshëm nga të cilat furnizohen të gjitha këto fshatra, sa herë qe ka vërshime puset prej nga furnizohen këta banorë kontaminohen dhe banorët e këtyre fshatrave janë të rrezikuar nga epidemitë e ndryshme. Për Komunën e Ferizajt është projekt me rëndësi të veçantë rivitalizim i këtij lumi pasi në të ardhmen e afërt në këtë zonë parashihet edhe ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, projekt i cili nuk mund të realizohet pa përfunduar rivitalizimi i këtij lumi.

Ky projekt kap vlerën mbi 3 milionë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img