27,12,2024

Prezantohen të arriturat dhe sfidat e Komunës së Ferizajt për vitin 2023

Must Read

Këtë të premte është mbajt takimi i dytë publik i Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu me qytetarë për të diskutuar të arriturat, sfidat, projektet si dhe punën një vjeçare të komunës.

Qytetarë të shumtë, kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane, mediat dhe shoqëria civile për disa orë kanë diskutuar, dhe kanë parashtruar pyetjet të ndryshme duke ngritur çështje me rëndësi nga komuniteti ku jetojnë. Përgjithësisht u vunë në pah investimet që ka bërë Komuna e Ferizajt në të gjitha fshatrat e zonat urbane, për të cilën kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane falënderuan qeverisjen lokale.

Në hapje të diskutimit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka folur për planin financiar, administrativ dhe të zhvillimit ekonomik e turizmit. Sipas tij, të hyrat në vitin 2023 janë për 1 milionë e 756,000 më shumë sesa planifikimi i të hyrave për vitin 2023 ku kishin planifikuar, 6,435,924.00€ gjersa janë arkëtuar 8,191,930.70€ ose thënë ndryshe tejkalim i të arkëtimit nga planifikimi i të hyrave për vitin 2023 është për 27.28 % më shumë sesa planifikimi.

Kryetari Aliu, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka lënë Ferizajn për asnjë investim kapital për vitin 2024.

“Ferizaj komunë kampione me shpenzimin e buxhetit për investime kapitale për vitin 2022 me realizueshmëri 100%.Ulëm normën tatimore prej 0.15% sa ishte në 0.10% që do të jetë për vitin 2024 për të gjitha kategoritë e pronave. Ferizaj – komuna e vetme në gjithë Kosovën që 100% të Fondit për Biznese e ndau për bizneset e udhëhequra nga gratë”, ka thënë Kryetari Aliu, përderisa ka treguar në mënyrë të detajuar edhe projektet e tjera që kanë të bëjnë me bizneset dhe turizmin në Ferizaj.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në këtë takim publik qytetarët i ka njoftuar se ky mandat i qeverisjes së tij, ju ka kushtuar mjedisit. Sipas tij, rëndësi e jashtëzakonshme ju ka kushtuar hapësirave të gjelbërta dhe krijimit të parqeve të ndryshme.

Kryetari Aliu, ka përmendur edhe projektet që janë realizuar në infrastrukturën rrugore, në planin e arsimit, duke përmendur mbështetjen e studentëve me bursa, përurimin e shkollës “Naim Frashëri” në Zaskok, por edhe vazhdimin e punimeve në shkollat e nisura në Neredime, aneksin e shkollës“Gjon Serreqi”, shkollën model “Ahmet Hoxha” dhe shkollën në rrugën “Sali Çeku”, ndërsa ka përmendur edhe aneksin e marrëveshjes së mirëkuptimit me MASHT-in për projektin e vitit 2020, për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në rrugën “Rexhep Bislimi” (Tek Eurogoma).

Qytetaret e pranishëm, Kryetari Aliu, i ka njoftuar edhe për investimet që janë bërë gjatë këtij vitit në fushën e shërbimeve publike, në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, në fushën e bujqësisë si dhe në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Pyetjeve të qytetarëve ju përgjigjën drejtorët e drejtorive komunale, por edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img