27,07,2024

Prezantohen sukseset dhe sfidat e Inspektoratit Komunal

Must Read

Për herë të parë në Komunën e Ferizajt, në funksion të transparencës dhe llogaridhënies së qeverisjes lokale të bazuar në platformën e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, dhe pas fuqizimit që i është bërë Inspektoratit Komunal, puna e këtij mekanizmi mjaft të rëndësishëm institucional është prezantuar në konferencë për medie.
Koordinatori i Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha në këtë konferencë me gazetarë ka paraqitur raportin 6 mujor të sukseseve dhe sfidave me të cilat është ballafaquar ky sektor, veçanërisht aksionet e ndërmarra me nismën e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për të rritur kontrollin e produkteve që ofrohen në treg në gjithë territorin e Ferizajt.

“Aksionet me shtrirjen më të gjerë që kemi zhvilluar gjatë kësaj periudhe e natyrshëm kësaj liste i prin kontrolli i cilësisë së mishit dhe nënprodukteve të tij dhe kushteve të ruajtjes që ofrohet për qytetarët ferizajas, kontrolli i cilësisë së qumështit dhe nënprodukte të tij, ndalimi i ekspozimit të Fruta-perimeve dhe lëngjeve në rrezet e diellit, heqja e tezgave përgjatë sheshit kryesor të qytetit, për të përmbushur zotimin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu që sheshi t’i kthehet qytetarëve. Përkitazi me këtë kemi siguruar edhe 24 vende për ekspozimin e produkteve për tezgë mbajtësit, kurse Kryetari i Komunës, për këtë kategori ka ofruar punësim në sektorin privat, për 3 anëtarë të familjes së secilit pronar të tezgave. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, si asnjëherë më parë kemi ndërmarr një aksion për kontrollin e kushteve të ushtrimit të veprimtarisë së lokaleve të lojërave të fatit, përkatësisht bastoreve dhe kazinove që operojnë në territorin e Ferizaj. Natyrshëm, kjo betejë nuk është e lehtë, porse jemi të vendosur bashkë me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu që ta çojmë deri në fund. Për të vënë rregull në hapësirat publike, kemi bërë kufizimin e të gjitha verandave, përkatësisht tarracave të kafiterive që njëherë e mirë të kemi një rregull të organizimit të tyre përgjatë sheshit kryesor dhe pjesëve të tjera në qytet. Në përmbushje të zotimit të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, gjegjësisht programit të tij qeverisës për mbrojtjen e familjes, kemi inspektuar gjitha lokalet e natës në territorin e Ferizajt ku ka dyshime për zhvillimin e veprimtarive devijante, me ç ‘rast kemi arritur që disa prej tyre t’i mbyllim, të tjerat të shuajnë aktivitetin e tyre, kurse pjesa tjetër të vazhdoj operimin sipas kushteve të kërkuara nga autoritetet shtetërore. Për të evidentuar saktë gjendjen në shkolla, kemi zhvilluar kontrolle të kushteve higjieno-sanitare në shkollë, të cilat kanë rezultuar me një raport të përmbledhur. Sipas këtij raporti, afro 80% e shkolla plotësojnë kushtet bazë higjieno-sanitare, mirëpo me krijimin e fondit të pastërtisë dhe shërbimit të shtëpiakut në shkolla, zotime këto të kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu që do të nisin së shpejti, niveli higjieno-sanitar në shkolla do të ngritët. Ne, në këtë periudhe, kemi bërë edhe heqjen e panove reklamuese në qytet, të cilat janë vendosur pa leje, e që patjetër kanë penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe kanë paraqitur një anë jo estetike në zonën e qendrës së qytetit. Edhe ky aksion sikurse të gjitha të tjerat është zhvilluar në shtrirje të gjerë, gjegjësisht në gjithë pjesën kryesore të qytetit” tha koordinatori Berisha.

Konferencën e plotë mund ta ndiqni në videon e publikuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img