13,01,2026

Presidenti Trump i heq certifikatën e sigurisë ish drejtorit të CIA-s, John Brennan

Must Read

“Zoti Brennan kohët e fundit e ka shfrytëzuar statusin e tij të ish zyrtarit të lartë, që ka akses ndaj informacioneve tepër delikate, për të ngritur akuza të pabaza dhe shfrime të zemëruara në internet dhe televizion lidhur me adminsitartën aktuale”, – tha zonja Sanders.

Zoti Brennan ka qenë shumë kritik ndaj sjelljeve të zotit Trump, duke e cilësuar konferencën e përbashkët për shtyp që ai dha krahas me Presidentin rus Vladimir Putin në Finlandë, si“asgjë më pak, se sa tradhëti”.

Zëdhënësja Sanders tha se janë duke u rishikuar edhe certifikatat e sigurisë të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të tjerë.

Në mesin e tyre janë: ish Drejtori i FBI-së James Comey; James Clapper, ish drejtori i zbulimit kombëtar; ish drejtori i CIA-s Michael Hayden; ish këshilltarja për sigurinë kombëtare Susan Rice; si dhe Andrew McCabe, i cili shërbeu në postin e zëvendës drejtorit të FBI-së, deri kur u shkarkua në muajin mars.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img