03,05,2024

Presidenti Thaçi me deklaratë, jep lajmin e fundit për Kosovën

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar edhe njëherë rreth çështjes së kufijve, me ç’rast ka thënë se do të ishte me interes për Kosovën që në Samitin e Berlinit të gjejë mbështetjë ideja për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me territorin e Republikës së Kosovës, raporton zeri.info.

Në një konferencë të mbajtur për media, para se të niset për në Berlin, Thaçi tha se megjithatë nuk do të lejojë që të ndodh shkëmbimi i territoreve.

“Pozicioni ynë është kushtetues, ligjor, shumë i qartë, i një vendi të pavarur dhe sovran. Nuk pres që aty do të ndodh dialog apo negociata mes Kosovës e Serbisë, por në të njëjtën kohë vazhdoj ta ritheksoj fuqishëm pozicionin tim, që do të ishte me interes mbështetja e së drejtës së shqitparëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për bashkëngjitje me territorin e Republikës së Kosovës. Ky do të ishte një korrigjim i padrejtësive historike, por gjithmonë do të jem kundër shkëmbimit të territoreve”, deklaroi kreu i shtetit.

Pavarësisht se vlerësoi se pritjet janë të mëdha nga ky samit, i pari i shtetit tha se nuk duhet pritur mrekulli nga Berlini.

“Nuk do të lejoj asnjë lloj sovraniteti të dyfishtë, as ndonjë model gjermano-gjerman, as ndonjë Republikë ‘Srpska’ apo asnjë lloj asociacioni. Pres që kancelarja Merkel dhe presidenti Macron të kërkojnë nga presidenti Vuçiq njohjen e Kosovës në takim, por edhe njohjen e Kosovës nga pesë vendet e tjera të BE-së, të cilat kanë ende hezitime. Do të jetë një mundësi e mirë që Merkel dhe Macron ta bëjnë një gjë të tillë në një takim, ku pritjet janë të mëdha, por që nuk duhet pritur mrekulli”, potencoi ai.

Kosova sipas tij, është e gatshme që ta vazhdojë dialogun me Serbinë, por, siç Thaçi u shpreh, nuk do ta lejojë kushtëzimin e Serbisë lidhur me këtë çështje.

“Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun për një marrëveshje gjithpërfshirje, me njohje reciproke, por në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë dialog të kushtëzuar nga Serbia”, potencoi ai.

Më tej, Thaçi tha se ky takim do të jetë një mundësi e mirë që të hapen perspektiva më të shpejta për të ardhmen evropiane për gjithë rajonin. Shteti i Kosovës sipas tij shkon në Berlin me qëndirme të qarta, pasi ka plotësuar të gjitha kriteret për viza.

“Shpresojmë dhe besojmë që edhe kancelarja Merkel edhe presidenti Macron do të jenë të qartë në mbështetje të Kosovës sa i përket vizave, përndryshe do të jetë një zhgënjim i madh i qytetarëve të Ksoovës për një padrejtësi dhe ndëshkim që mund t’iu ndodhë qytetarëve edhe nga ky samit ”, theksoi ai.

Samiti i Berlinit do të nisë gjatë ditës së nesërme. Ky samit pritet t’i bëjë bashkë gjithë krerët institucionalë (presidentët e kryeministrat) e vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Zeri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img