17,05,2024

Presidenti nesër zyrtarisht i kërkon Qeverisë ndarjen e 100 mijë dollarëve për Hjustonin

Must Read

“Zyra për informimin e Presidentit konfirmon se nesër do t’i dërgojë Qeverisë shkresën zyrtare për ndarjen e mjeteve financiare për banorët e Hjustonit”, thuhet në një përgjigje të Zyrës së Presidentit për Gazetën Express.

Presidenti Thaçi, përmes një statusi në FB, kërkoi nga Qeveria t’i ndajë 100 mijë dollarë për amerikanët e prekur nga uragani.

Pas kësaj, Ministri i Financave, Agim Krasniqi, tha për Express se ende nuk kanë asnjë kërkesë zyrtare për ndarjen e mjeteve të tilla për amerikanët. Por, premtoi se vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve mund të merret në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

 “Nuk kemi asnjë kërkesë tillë dhe nuk kam dëgjuar për një kërkesë të tillë”, ka thënë Krasniqi, për Express, kur është pyetur për kërkesën e Presidentit.

Sidoqoftë, përgjegjësi kryesor i kuletës së Shtetit ka thënë se me një kujdes maksimal mund të ndajnë 100 mijë dollarë për amerikanët e prekur nga uragani.

“Qeveria mund të vendosë në mbledhjen e radhës. A ka mjete? Unë kam thënë se mjetet janë shumë të rezervuara për shkak se nuk ka pasur rishikim të buxhetit. Nuk kemi mundur të mbushin rezervën. Duhet kujdes maksimal. Por, do të shohim në Qeveri, ta diskutojmë dhe nëse e shohim të arsyeshme e marrim vendimin”, ka thënë Krasniqi, për Express.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img