Presidenti Nishani në vizitën e tij ka vendosur kurorë me lule në varrin e “Shemsetin” Sami Frashërit i cili është një prej emrave më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë dhe i cili është babai i Ali Sami Yen (Ali Sami Frashëri) një prej themeluesve të klubit të futbollit Galatasaray.
Në këtë vizitë kanë qenë të pranishëm Presidenti i klubit të Galatasaray-it Dursun Özbek, kryetari i Këshillit të klubit Irfan Aktar, anëtarët e Bordit drejtues Cengiz Özyalçın, Ural Aküzüm, gjithashtu edhe Zeynep Tanaçan mbesa e Ali Sami Yen dhe kryetari i Shoqatës së Vëllazërisë Shqiptare Halil Metin.
Në një deklaratë për përfaqësuesit e medias presidenti Nishani duke folur se që prej dy ditësh po zhvillohen vizitita të bukura në Turqi ai tha: “Ditën e djeshme në Ankara zhvilluam takime të rëndësishme. Në emër të popullit shqiptar i shpreh falënderimet Turqisë për mbështetjen e dhënë ndaj nesh. Po të mos vizitonim Stambollin vizita jonë nuk do të ishte e plotë. Stambolli është një qendër në kuptimin e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe artit. Gjithashtu Stambolli është edhe një burim frymëzimi në kutpimin se si një komunitet mund të zhvillohet duke punuar”.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se Shemsetin Sami Frashëri varrin e të cilit ka vizutar është një emër shumë i rëndësishëm Nishani ka theksuar se:
“Është krenari për ne që ndodhemi këtu pranë varrit të Shemsetin Sami Frashërit i cili është një simbol edhe për Shqipërinë por edhe për Turqinë. Familja Frashëri është një familje që ka themeluar renesansën në Shqipëri, janë një pjesë e identitetit kombëtar dhe të kulturës. Ashtu siç janë një pjesë e rëndësishme në themelimin e shtetit të Turqisë moderne”.
“Mes Galatasaray-it dhe Shqipërisë ka një lidhje të fortë”
Ndërsa Presidenti i klubit Galatasaray, Dursun Özbek, duke vënë në dukje se Shqipëria me Galatasaray-in kanë gjithmonë një lidhje të veçantë tha: “Themeluesi i klubit Galatasaray presidenti ynë Ali Sami Yen është djali i të nderuarit të madhit Shemsetin Sami. Për këtë arsye lidhja me mes dy vendeve me Galatasaray-in forcohet edhe më shumë”. /Lajmi.net/
.