16,04,2024

Prenë dru ilegalisht, kapen nga inspektorët dhe sulmojnë zyrtarin e Komunës së Prishtinës

Must Read

de

​Komuna e Prishtinës e ka dënuar sulmin ndaj zyrtarit të Shërbimit për Mbrojtjen e Pyjeve, Musli Halimi, i cili ka iniciuar procedurë ligjore ndaj tre dëmtuesve të pyllit në afërsi të fshatit Rimanishë, në orët e mëngjesit. Halimi, procedurën ligjore e kishte nisur me kërkesën e inspektorëve të Agjensionit të Pyjeve.

Halimi, fillimisht ishte kërcënuar nga personat se do të hakmerren nëse ky i fundit nis procedurë kundër tyre, ndërkaq rreth orës 16:00, në lagjen Kodra e Trimave, ai është sulmuar nga një grup personash, duke shpëtuar pa lëndime. Sulmuesit i kanë demoluar makinën Halimit.

“Sot në mëngjes rreth orës 9:00, në pyjet afër fshatit Rimanishtë, inspektorët e Agjensionit të Pyjeve kanë evindetuar prerje të paligjshme të pyllit nga tre persona dhe me atë rast kanë kërkuar që Shërbimi për Mbrojtjen e Pyjeve në kuadër të Komunës së Prishtinës ta evidentojë rastin dhe të inicojë procedurë për të. Këtë edhe e ka bërë zyrtari i Shërbimit për Mbrojtjen e Pyjeve, Musli Halimi, por me këtë rast është kërcënuar nga shkelësit se do t’i hakmirren nëse nis procedurë kundër tyre. Rreth orës 16:00, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, zyrtari Halimi është sulmuar nga një grup per sonash, me ç’rast i është demoluar makina, derisa ky vet ka shpëtuar falë zhdërvjelltësisë së tij”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës thotë se është e indinjuar dhe thellë e shqetësuar me këtë rast.

“Ne kërkojmë nga organet e rendit që të ndërmarrin masa dhe sulmuesit t’i sjellin para drejtësisë.”/KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img