15,05,2024

Premtohet mbështetje për personat me nevoja të veçanta

Must Read

Ferizaj.26.01.2018. Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Besnik Berisha, i shoqëruar edhe nga udhëheqësi i sektorit të shëndetësisë Ibush Bakolli , gjatë ditës së premte kanë vizituar organizatën jo qeveritare “Handikos”, me ç’rast janë pritur edhe nga drejtuesit e kësaj organizatë.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja më për së afërmi me punën dhe aktivitete që zhvillohen në këtë organizatë, veçanërisht në trajtimin e personave me nevoja të veçanta.
Udhëheqësja e organizatës “Handikos”   Xhemile Murseli, drejtorin Berisha e ka njoftuar për sfidat me të cilat ballafaqohen si organizatë, dhe ishte zotim i drejtorit se do të bashkëpunojë edhe me tutje dhe do të mbështesë këtë organizate në kuadër të mundësive buxhetore.
U tha se prioritete i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të jetë mbështetja e kategorive në nevoje, ngase kjo kategori duhet të trajtohet me prioritet nga të gjitha institucionet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img